24.2 C
Tirana
20 / 10 / 2026

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në Portugali. Forcat e Rendit heqin tendat, 55 të arrestuar

Policia portugeze u përplas me protestuesit që kërkojnë zgjidhje për çështjen e strehimit, gjatë një operacioni për të çmontuar kampet me tenda në kryeqytet.

Kur policia ndërhyri të martën në mëngjes, protestuesit formuan një zinxhir njerëzor, përpara se të fillonin përplasjet. 55 persona u arrestuan gjatë aksionit dhe pritet të dalin para autoriteteve gjyqësore.

Forcat e rendit, të cilat konfiskuan gjithashtu “228 struktura kampingu”, deklaruan se tubimet nuk ishin më të ligjshme.

Sipas protestuesve, rreth 30 demonstrues u lënduan, ndërsa disa prej tyre u zotuan se do të përpiqen ta ngrenë sërish kampin.

Demonstruesit në Portugali po protestojnë kundër rritjes së lartë të kostove të strehimit, duke u solidarizuar me lëvizje të ngjashme në Spanjën fqinje, ku prej javësh janë ngritur tenda në qendër të Madridit.

Protestuesit akuzojnë qeverinë se nuk po ndërmerr asnjë masë për të zgjidhur krizën e strehimit në Portugali dhe se po përpiqet të miratojë reforma në tregun e qirave që do ta bëjnë më të lehtë dëbimin e qiramarrësve nga banesat.

Në Porto, ku lëvizja nisi në fillim të këtij muaji, demonstruesit e çmontuan vetë kampin e tyre pasi u përballën me kërcënime për ndërhyrje nga policia.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x