15.5 C
Tirana
28 / 01 / 2026

Përkeqësohet moti, autoriteti Portual i Durrësit anulon lundrimet e trageteve drejt Barit

Autoriteti Portual i Durrësit njoftoi anulimin e lundrimeve të linjave të trageteve mes Durrësit dhe Barit në Itali dhe anasjelltas për datën 4 shkurt.

Sot pasdite parashikohet një përkeqësim i kushteve atmosferike në të gjithë zonën detare mes Shqipërisë dhe Italisë.

Era pritet të arrijë shpejtësinë deri në 30 m/s, ndërsa lartësia e dallgëve pritet të shkojë deri në 4 metra. Gjithashtu është urdhëruar bllokimi i daljes në det i anijeve të tonazhit të vogël dhe atij të mesëm si dhe sigurimi i këtyre mjeteve në kalata.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x