Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën i kuvendit të Shqipërisë ka përjashtuar me 5 ditë deputetin e Partisë së Lirisë Petrit Vasili.
Në vendim thuhet se një qasje e tillë është marrë nga marrë shkas nga sjellja joparlamentare e deputetit Petrit Vasili, që ju drejtua me fjalë fyese Kryetarit te Grupit të PS, Taulant Balla.
Vendimi: Në drejtimin e znj. Klotilda Bushka, ditën e sotme u mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për shqyrtimin e kërkesës së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, marrë shkas nga sjellja joparlamentare e deputetit z. Petrit Vasili, ku gjatë leximit dhe interpretimit jo të saktë të Rregullores së Kuvendit dhe në kundërshtim me procedurat, ju drejtua me fjalë fyese Kryetarit te Grupit të PS, z. Balla, në fillim të punimeve te seancës plenare, datë 24.11.2022.