13.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

“Përgjegjësve t’u vihet zjarri”, Tarkan ka një apel për drejtësinë turke

Këngëtari i njohur turk, Tarkan, ka lëshuar një apel të fortë për të gjitha institucionet përgjegjëse, që sipas tij, do të mund të kishin shmangur humbjen e mijëra jetëve si pasojë e tërmetit, nëse do të kishin dëgjuar paralajmërimet e shkencëtarëve.

Madje, irritimi i tij me “përgjegjësit” ka arritur deri aty sa ka thënë: “t’u vihet zjarri”.

“Kombi ynë nuk e meriton këtë. E di që është nënvizuar shumë herë, por nuk mund të mos e them. Nëse autoritetet kompetente do të kishin dëgjuar paralajmërimet e shkencëtarëve dhe do të ishin marrë masat e nevojshme paraprakisht, shkatërrimi i shkaktuar nga tërmeti nuk do të kishte ndodhur në vendin tonë. Këta njerëz paguan me jetën e tyre çmimin e neglizhencës.”, thotë Tarkan.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x