Ka përfunduar Kampionati Ekipor i Shahut “Vangjo Boboshtica” organizuar nga universiteti i Korçës. Pas përballjeve gjysmëfinale dhe finale është zhvilluar ceremonia e ndarjes së çmimeve për fituesit e këtij kampionati.
Për dekanen e Fakultetit të Ekonomisë Ledina Alolli, edhe ky edicion i dytë ishte mjaft i suksesshëm, me pjesmarrjen e nxënësve të 12 shkollave të mesme të qarkut të Korçës.
Sipas Alollit ky kampionat synohet të kthehet në një aktivitet të përvitshëm, me qëllim mbajtjen gjallë të kësaj tradite.
Çmimin e parë në këtë kampionat e ka fituar gjimnazi “Raqi Qirinxhi” në Korçë, “Gjergj Pekmezi” në Pogradec ka marrë çmimin e dytë, teksa çmimi i tretë ka shkuar për shkollën “Muharrem Çollaku” në Pogradec.
Ky ishte edicioni i dytë i Kampionatit Ekipor të Shahut “Vangjo Boboshtica” i cili organizohet nga Shoqata Studentore e Sportit të universitetit “Fan Stiljan Noli” në Korçë, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Shahut.