Dy ditë më parë në veri të Kosovës u regjistruan përplasje të dhunshme mes policisë kosovare dhe serbëve lokalë për shkak se u bë betimi i tre kryetarëve shqiptarë të komunave të Leposaviçit, Zubin Potokut, dhe Zveçanit.
Në lidhje me këto veprime, ndërkombëtarët si ShBA ashtu dhe BE, reaguan ashpër ku dënuan sjelljen e policisë, i bën apel Kurtit që të tërhiqej nga provokimet.
Madje, në një reagim zyrtar DASH paralajmëronte Kurtin se nëse nuk tërhiqet do të ketë pasoja për marrëdhëniet dypalëshe Kosovë-ShBA.
Por, i pyetur mbrëmjen e kësaj të shtune nga mediat kosovare, kryeministri i Kosovës Albin Kurti pavarësisht kritikave të shumta që ka marrë, deklaroi se e ka mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna.
“Unë iu bashkangjita dhe e falenderoj shumë për ftesën. Por, sa i përkët ditës së djeshme ajo çfarë është e rëndësishme të theksohet është që krejt çka kemi synuar ne si Qeveri dhe institucione të Republikës është të mundësojmë që kryetarët e komunave të zgjedhur në zgjedhjet demokratike të kenë qasje dhe të punojnë në zyrat e tyre, ku duhet ti shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim feje, etnie e prejardhje.
Dhe besoj që për këtë do ta kemi mbështetjen e të gjithë faktorëve ndërkombëtarë…E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna”, ka thënë Kurti.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026