14.5 C
Tirana
10 / 11 / 2025

Përdhunues serial, zbulohen pas 20 vitesh krimet e tmerrshme të oficerit britanik

Në mesin e oficerëve të policisë britanike ishte dhe një përdhunues serial i quajtur David Carrick.

Ai  është shkarkuar menjëherë nga detyra pasi u deklarua fajtor për dhjetëra përdhunime dhe dhunë në familje, të gjitha këto teksa rezultonte i punësuar në polici.

48-vjeçari sulmoi seksualisht të paktën 12 gra gjatë një periudhe 18-vjeçare.

Një denoncim nga një grua para disa vitesh nuk u mor parasysh por një tjetër në Tetor të 2021-it ishte vendimtar për të ekspozuar të gjitha krimet e tij.

Carrick kishte përdorur postin e tij si oficer për të siguruar takime online me gra të ndryshme e më pas duke u ushtruar atyre presion. Mësohet se ai i kontrollonte në veshjen e tyre, ushqimin, vendin ku jetonin e madje shumë prej grave e kishin të ndaluar të flisnin me fëmijët e tyre.

Ai është deklaruar fajtor për gjithsej 49 vepra penale përgjatë 20 viteve. Carrick shërbeu për thuajse dy dekada me Komandën e Mbrojtjes Parlamentare dhe Diplomatike.

Autoritetet janë të tronditura me rastin dhe dyshojnë se viktimat e Carrick mund të jenë akoma më shumë nga ato që janë zbuluar.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x