Shtohet numri i vizitave në pediatrinë e Spitalit Rajonal të Korçës. Sipas shefit të shërbimit pediatrik, Robert Rado e gjithë kjo ka ardhur për shkak shmangies nga ana e prindërve të sistemit të referimit tek mjeku i familjes. Sipas Rados, fakti që pavarësisht vizitave të shumta numri i shtrimeve ka qënë i pakët, tregon se ky fluks mund të shmangej nëse fëmijët i drejtoheshin për vizitë mjekut të familjes. Aktualisht numri i vizitave ditore shkon mesatarisht 60.
Mungesa e mjekëve pediatër pranë këtij shërbimi në Spitalin Rajonal të Korçës, është një tjetër shqetësim. Shefi i këtij shërbimi, Robert Rado, bën me dije se reparti i pediatrisë ka vetëm dy mjekë specialistë. Ndërkohë që sipas tij shërbimi i rojes mbulohet me mjekë të përgjithshëm që vijnë nga qendrat shëndetsore.
Fluksi i vizitave për mjekun pediatër pritet që të jetë shumë më i lartë gjatë ditëve në vijim edhe për shkak të ndryshimit të temperaturave.
- Blushi për protestuesit: Nuk kam parë kurrë kaq shumë helm dhe urrejtje, kjo buron vetëm nga injoranca! - 06/06/2026
- “Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?” Rama mediave të huaja: Sot 2 mijë pjesëmarrës, në kulmin e saj nuk i kaloi 8 mijë - 06/06/2026
- Banorët e Zvërnecit pro investimit, shprehen në mbështetje të projektit dhe kërkojnë zgjidhje të drejtë për pronat e tyre private - 06/06/2026