15.5 C
Tirana
24 / 03 / 2026

Pedagogët: Hyjmë në grevë urie pasi të na jepet garanci për jetën

Sindikata e Punonjësve të Universitetit i kërkoi garanci Presidentit dhe institucioneve të rendit dhe sigurisë për jetën e pedagogëve dhe familjarëve të tyre që do të hyjnë në grevë urie.

“Nëse kjo garanci jepet brenda 3 minutave, 3 orëve apo 3 ditëve, 30 pedagogët hyjnë menjëherë në grevë urie”, tha drejtuesi i sindikatës, Sandër Kovaçi.

Disa orë më parë, kryeministri Edi Rama u shpreh kështu në lidhje me protestën e pedagogëve për rritjen e pagave: “Një çetë brenda trupës, që është shumë më madhe sesa aq për fat të mirë, një pakicë nën drejtimin e një SHIK-si i cili ka uzurpuar sindikatën e ashtuquajtur të pedagogëve, del me ultimatumin se nëse nuk iu rritën rrogat edhe më shumë se ç’iu rritën, do të hyjnë në grevë urie. Grevë urie për rroga mund të bëjnë vetëm njerëzit pa atdhe, njerëzit pa flamur, njerëzit pa fe, njerëzit pa din e iman”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x