Si në çdo kauzë qytetare, opozita ka arritur të penetrojë edhe tek marshimi për vrajen e vogëlushit Martin Cani.
Një marshim i nisur nga prindërit para shkollës “Fan Noli” ka përfunduar në dyert e Ministrisë së Arsimit.
Disa prej prindërve e kanë braktisur tubimin para Ministrisë sapo kanë dëgjuar fjalimet e para.
Fillimisht ishte djali i pastorit demokrat, Akil Pano, që kërkoi dorëheqjen e Ogerta Manastirliut urgjentisht.
Xhonatan Pano, anëtar i Këshillit Bashkiak nga radhët e PD, u shpreh se vetëm këto 11 vitet e fundit arsimi është shkatërruar, pasi në kohën e Berishës ishte shumë cilësor.
Në protestë janë parë edhe ish-kryebashkiakë të PD dhe LSI, si Miranda Rira etj. Si dhe nuk kanë munguar sulmet me bojë e vezë ndaj godinës së MAS.
- … EDHE SI MËSIM PËR PRESIDENTIN DHE GJITHË TË TJERËT: MARTINI NUK NDËRROI JETË, MARTINIT IA MORËN JETËN! - 21/11/2024
- VIDEO/ Zëdhënëses së Lavrov i bie telefoni në konferencë: E urdhërojnë të mos flasë për sulmin me raketë balistike ndërkontinentale ndaj Ukrainës - 21/11/2024
- PD “vjedh” edhe protestën për Martinin: Arsimi në kohën e Berishës ishte super. Të largohet kjo ministre - 21/11/2024