Partia Demokratike ka dorëzuar edhe ankimimin për rezultatin paraprak të qarkut Korçë.
Sipas burimeve bëhet e ditur se në dokumentin dorëzuar Celibashit, PD kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve edhe në këtë qark.
Në dokumentin e dorëzuar në KQZ nga PD shkruhet se në qarkun e Korçës ka pasur përdorim të gjerë të administratës në zgjedhje dhe tjetërsim të madh të votave.
Ankimimi vjen pas deklaratave se opozita nuk do të njohë rezultatin e përgjithshëm në zgjedhje, pasi sipas saj ishin një “farsë elektorale”.
Në zgjedhjet e 11 majit, PS fitoi një mandat të katërt, historik, duke siguruar plot 83 mandate në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërsa Partia Demokratike mori 50 vende.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Bojkoti i PD, zbulohet propozimi i PS për Reformën Territoriale: Maxhoranca merr shumicën dhe drejtimin e Komisionit - 29/01/2026
- Ndërsa Trump përmbys aleancat, Britania thotë se ka nevojë për një marrëdhënie ‘më të sofistikuar’ me Kinën - 29/01/2026
- Çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin? Shtatë skenarët - 29/01/2026