KAS i KQZ-së vendosi që të rinumërojë të gjitha votat e Qarkut të Fierit. Deputeti Luan Baçi, deputet i PD-së në qarkun e Fierit, u shpreh se kërkesa u bë nga “Shqipëria bëhet” e Adriatik Lapajt, që mendon se mund të marrë edhe një mandat në Fier, duke ia hequr PS-së
“Si kërkesë është nga “Shqipëria bëhet” e Lapajt. Mendojnë se mund ta marrin edhe një mandat në Fier, duke ia hequr PS-së. PD e ka mbështetur dhe me kërkesën e dy anëtarëve është miratuar kërkesa. Kjo nuk do të thotë legjitimim i farsës, sepse të gjithë e kemi parë. Është një tjetër këndvështrim që ne e mbështetëm, pasi mbështesim vendimmarrjet për hapjen e kutive për të vërtetuar farsën elektorale. Kjo i bën transparencë publikut dhe opinionit ndërkombëtar.
Ditën e diel në Fier është bërë problem një qendër votimi. Unë e kam denoncuar me informacionin e përfaqësuesve në KZAZ. I kam bërë thirrje SPAK të hetojë. Janë marrë 150 fletë votimi nga një qendër tjetër dhe 150 nga një tjetër, i kanë shtuar te 47 te kutia që duhej të kishte 574 dhe vazhduan sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Janë veprime me urdhër të KQZ. Këto 500 fletë votimi ku kanë shkuar? Janë shpërndarë. Ky rast është një hapësirë për të bërë transparencë. Përgjegjësia duhet të jetë e komisionerëve”- tha Baçi.
- Gjenerata e re e Policisë, ministrja Koçiu: Ju mbani një uniformë të rëndë… - 13/10/2025
- Manastirliu me banorët e Tiranës: Më shumë hapësira publike për fëmijët e të moshuarit! - 13/10/2025
- Marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit, Macron konfirmon mbështetjen për një shtet të pavarur palestinez - 13/10/2025