Milani do të ndajë rrugët me Konseisaon pas një sezoni që konsiderohet i dështuar. Portugezi do të bëhet trajneri i dytë i larguar, pasi më parë kuqezinjtë ndanë rrugët me Fonsekën.
“Corriere dello Sport” raporton se Milani është i vendosur për të pasur në stol një trajner italian. Në krye të listës ndodhet Mauricio Sarri. Ky i fundit u kontaktua pas largimit të Fonsekës në dhjetor, por nuk pranoi të ishte vetëm për mbylljen e sezonit.
66-vjeçari është pa një skuadër nga marsi i vitit 2024. Sarri nuk ka qenë asnjëherë më parë trajner i Milanit.
Në karrierën e tij të pasur ka trajner skuadra italiane si të Lacios, Juventusit dhe Napolit. Te Milani do të ketë një revolucion pas zhgënjimi të madh, që u përmbyll me humbjen e Kupës së Italisë ku Bolonja fitoi finalen.
- Dorëheqje me këmbë! - 13/01/2026
- Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit - 13/01/2026
- Kinezët krijojnë “diellin artificial” - 13/01/2026