Gazment Bardhi do të mbledhë nesër Grupin Parlamentar te Rithemelimit, pa prezencen e Berishes i cili gjendet nen arrest shtepiak dhe te cilin Gazi nuk ka shkuar ta shohe ne dritaren e baneses se tij tek rruga “Mustafa Matohiti”.
Mbledhja do të zhvillohet nesër në orën 12:00, në sallën e grupit parlamentar në Kryesi.
Me sa duket akuzat qe Basha beri ne drejtim te tij, si dhe Berishes si percares dhe demtues te PD, Bardhi ka vendosur te pergjigjet serish me mbledhjen e deputeteve te rithemelimit.
Kujtojmë që sot pati edhe një përplasje në distancë mes Gazment Bardhit dhe Lulzim Bashës.
Bardhi komentoi konferencën e kreut të PD, duke thënë se po jep leksione boshe, ndërkohë që ka 12 vite që partinë e mban në opozitë.
Nga ana tjetër, Basha u përgjigj duke i thënë se nuk pranon të bëhet pjesë e një konflikti në PD, që do ta donte vetëm Edi Rama.
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026