8.5 C
Tirana
23 / 01 / 2026

Pas 8 muajsh në detyrë shkarkohet Agim Ismailaj, ja kush e zëvendëson në krye të IKMT

Shkarkohet drejtori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Agim Ismailaj. Vendimi në fjalë, vjen vetëm 8 muaj pas qëndrimit të tij në detyrë. Mësohet se vendimi ka motivacion zyrtar, që lidhet me performancën.

Ismailaj erdhi në këtë post në Mars të këtij viti si pasuesi i Dallëndyshe Bicit, por u bë drejtori më jetëshkurtër i IKMT gjatë qeverisjes Rama.

Në vendin e Ismailajt është emëruar Ervin Hoxha, i cili deri më sot ka drejtuar Shërbimin e Provës, drejtori në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x