Shqipëria do të ketë një zë më të fortë në tryezat për sigurinë e kontinentit falë një marrëveshjeje të firmosur të mërkurën në Bruksel.
Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të “Partneritetit për Sigurinë dhe Mbrojtjen” ishin kryeministri Edi Rama dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Kaja Kallas; ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.
Znj. Kallas theksoi se kontributi i Shqipërisë si anëtare e NATO-s do të jetë me vlerë në këtë bashkëpunim të ri.
“Është gjë e mirë që e nisim këtë samit me Ballkanin Perëndimor me ceremoninë e nënshkrimit. Ne i kemi mbështetur forcat e armatosura të Shqipërisë direkt dhe duam të bëjmë më shumë nëpërmjet kësaj marrëveshjeje për sigurinë e përbashkët. Kjo tregon se Shqipëria do të jetë në të gjitha tryezat ku do të diskutojmë për sigurinë e Europës dhe gjithashtu na lejon të shkëmbejmë më lehtësisht informacionet, na lejon ta shtrijmë bashkëpunimin tonë në luftën kundër sulmeve kibernetike, keqinformimit dhe mbrojtjen kundër terrorizmit. Për sa i përket procesit të aksesimit, Shqipëria ka bërë progres në këtë proces,” u shpreh diplomatja europiane.
- Xi paralajmëron Trumpin: Kujdes me shitjen e armëve për Tajvanin - 05/02/2026
- Flet një nga viktimat e Jeffrey Epstein: Isha 16 vjeçe kur më abuzoi, Trump na tradhtoi - 05/02/2026
- EKSKLUZIVE / Sondazhi: 90% e shqiptarëve i duan pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve ashtu siç janë ose më të ulëta - 05/02/2026