11.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Parlamentin e hapi “Rozeta”, Berisha: Protesta, më e afërt nga sa e mendoni

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar se protesta e ardhshme kombëtare e opozitës, do të jetë më e afërt nga sa e mendojnë njerëzit.

Gjatë fjalës së tij për mediat pas përfundimit të seancës plenare, Berisha përdori ironi duke thënë se parlamentin e hapi Rozeta Dobi, sanitarja e cila grabiti mijëra euro nga banesa e zyrtares Alda Klosi.

Berisha nënvizoi se pasi pyeti ministrat nëse Dobi ka punuar si sanitare në shtëpitë e tyre, këta të fundit nuk i dhanë  përgjigje.

 “Parlamentin e hapi Rozeta. E patë vetë ju, sa doli Rozeta në skenë, ia mbathën njëri-pas tjetrit, për faktin që iu kërkova të dilni këtu, bethuni që nuk kanë qenë në shtëpitë tuaja. Asnjëri prej tyre nuk ishte i zoti të dilte dhe të thoshte që nuk ka punuar në shtëpinë tuaj. Rozeta u bë personazhi kryesor i parlamentit sot.

Të gjitha format, por sot ju e patë. Sot foli opozita. Këta përpiqen që opozita të mos flasë. Kemi marrë edhe ne vendimet tona dhe ju do t’i njihni dora-dorës. Këta kërkojnë të mohojnë çdo gjë. Do i përgjigjemi me të gjitha format demokratike. Në fakt, më e afërt nga sa e mendoni ju do të jetë”, theksoi kryedemokrati.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x