15.5 C
Tirana
07 / 02 / 2026

Paris, nis  ceremonia e “Topit të Artë”, zhgënjehet Cristiano Ronaldo, trofeun e merr 18-vjeçari Gavi

Këtë mbrëmje duke nisur nga 20:30 në Paris po zhvillohet ceremonia e Topit të Artë. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë fituesit do vendosen në bazë të performancës sezonale dhe jo vjetore. “France Football” ka nisur të vlerësojë lojtarët që janë në listën e 30 më të mirëve. Tanimë është mësuar se Cristiano Ronaldo do jetë i 20 në botë sa i takon sezonit 2021-22, teksa janë dhënë edhe 20 lojtarët të renditur nga vendet 30-11.

Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë fituesit do vendosen në bazë të performancës sezonale dhe jo vjetore. “France Football” ka nisur të vlerësojë lojtarët që janë në listën e 30 më të mirëve. Tanimë është mësuar se Cristiano Ronaldo do jetë i 20 në botë sa i takon sezonit 2021-22, teksa janë dhënë edhe 20 lojtarët të renditur nga vendet 30-11.

Alexia Putellas, futbollistja e Barcelonës ka fituar “Topin e Artë” për femra. Më mira e sezonit 2001-22 i takon vajzave të Barcelonës. Çmimi u dha në ceremoninë e Topit të Artë në Paris.

Sadio Mane është zgjedhur në ceremoninë e Topit të Artë që po mbahet në Paris si njeriu i popullit. Ai ka fituar “Trofeun Socrates”, në nder të ish-legjendës së Brazilit. Për kontributin për komunitetin dhe bamirësitë e tij, Mane është nderuar me këtë çmim.

Bota e futbollit ka mësuar talentin e ri më të mirë për këtë vit. Trofeu i parë në ceremoninë e Topit të Artë në Paris ka shkuar për futbollistin e Barcelonës, 18 vjeçarin Gavi. Nga Pedri (vjet) te Gavi, duket se Barça ka në ekip talente të vlefshëm. Trofeu u dorëzua nga fenomeni Ronaldo.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x