7.5 C
Tirana
23 / 01 / 2026

Paralajmëron Peleshi: Shmangni lëvizjet e panevojshme! Reshje intensive gjatë natës

Situata e krijuar si pasojë e reshjeve intensive pothuaj në të gjithë territorin e vendit paraqitet më e mirë. Kështu bën me dije ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Peleshi ka njoftuar se strukturat e emergjencave civile vijojnë punën në terren për eliminimin e çdo pasoje.

“Tri ekipe nga Forcat e Armatosura janë angazhuar në ndihmë të punonjësve të bashkisë së Tiranës, ku situata është përmirësuar ndjeshëm.

Vëmendje e shtuar është në qarqet Dibër e Shkodër, ku po punohet për pastrimin e disa akseve.

Sipas parashikimeve nga IGJEO, gjatë natës priten reshje me intensitet të lartë në të gjithë territorin e vendit, ku në një pjesë të madhe të tij reshjet do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta.

U bëjmë thirrje qytetarëve të njoftojnë në kohë, në rast nevoje dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme,” – shkruan Peleshi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x