Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së fuqishme të Rusisë, ka kritikuar ashpër presidentin Donald Trump pas ofensivës që SHBA dhe Izraeli ndërmorën ndaj Iranit sot.
“Paqebërësi e tregoi edhe një herë fytyrën e tij”, tha Medvedev.
“Të gjitha negociatat me Iranin ishin thjeshtë shpërqëndrim. Askush nuk e kishte dyshime për këtë. Askush nuk donte të negocionte asgjë në të vërtetë”, shtoi ai.
“Pyetja është se kush ka më shumë durim të presë fundin e palavdishëm të armikut të tyre. SHBA-të janë vetëm 249 vjeç. Perandoria Persiane u themelua më shumë se 2,500 vjet më parë. Le ta shohim çfarë do ndodhë 100 vite nga tani”, përfundoi Medvedev.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Lufta në Lindjen e Mesme, reagojnë liderët botërorë. BE: Prioritet, respektimi i të drejtës ndërkombëtare. Australia: Mbështesim SHBA-në - 28/02/2026
- Regjistrohet viktima e parë, shtetasi aziatik në Abu Dabi, u godit nga mbetjet e raketave iraniane - 28/02/2026
- “Paqebërësi e tregoi dhe një herë fytyrën e tij”, vjen reagimi i parë nga Rusia pas sulmeve ndaj Iranit: Negociatat ishin shpërqëndrim - 28/02/2026