5.5 C
Tirana
21 / 02 / 2026

Papa i shqetësuar: Priftërinjtë e murgeshat shohin porno, ves i keq nga ku hyn djalli te njeriu

Ka një numër priftërinjsh, të cilët shohin pornografi dhe ky është problemi i madh i një vesi të keq, sipas Papa Francesco-s.

Kështu është shprehur kreu papal i pyetur për çështjen, duke e cilësuar se përmes filmave pornografikë (ato të ligjshëm dhe jo pornografia me të mitur, e cila përbën akt kriminal), e keqja hyn në dyert e të gjithëve.

Është një ves ky sipas Papës, të cilin e kanë shumë njerëz dhe mes tyre, sigurisht që ka sa laikë, aq edhe priftërinj, ose murgesha.

“Dialli hyn prej atij ekrani”, e përforcoi kryekleriku katolik mendimin, duke iu referuar asaj pornografie, e cila cilësohet si “normale”.

“Kini kujdes”, i ka paralajmëruar praktikantët e rinj fetarë, mbi fenomenin.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x