Papa Françesku i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të ndalë “këtë spirale të dhunës dhe vdekjes” duke iu referuar luftës në Ukrainë.
Deklaratat e Papës të bëra më 2 tetor gjatë lutjeve publike në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, janë disa prej deklaratave më të forta që ai ka bërë që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
“Apeli im i drejtohet fillimisht presidentit të Federatës Ruse, duke iu lutur atij që të ndalë – për hir të popullit të tij – këtë spirale të dhunës dhe vdekjes”, tha Françesku.
“Në anën tjetër, i pikëlluar nga vuajtjet e mëdha të popullit ukrainas pas agresionit, i drejtohem me një apel presidentit të Ukrainës që të jetë i hapur për propozime serioze të paqes”, shtoi Papa.
- Rama publikon fotot nga ceremonia e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Napoli, zbulon dhuratën e veçantë që mori - 15/09/2026
- Mbi 100,000 mbi 100-vjeçarë jetojnë në Japoni - 15/09/2026
- ‘Ballkani është fuçi baruti!’- Kongresmeni amerikan apel Hagës: Vendimi ndaj krerëve të UÇK-së të mos ndikohet nga paragjykimet! - 15/09/2026