Papa Françesku priti në një takim privat Arqipeshkvin tonë Imzot Arjan Dodaj, në përkujtimin e Shën Marisë Virgjër Mbretëreshë. Imzot Arjani i paraqiti Papës programin e takimeve MED 24, që do të mbahen në Tiranë në shtator si fryt edhe i përvjetorit të 10-të nga ardhja e Françeskut në Shqipëri.
Papa Françesku ka shprehur gëzimin e tij për këtë nisje duke premtuar afërsinë e tij dhe lutjet e tij për popullin tonë që ka vuajtur shumë për të mbajtur të ndezur llambën e fesë. Ati i Shenjt fton dhe nxit Arqidioqezën tonë të Tiranë-Durrës të ecë përpara me një hov të ri duke u angazhuar, me kurajo dhe gëzim në nisjet e reja në fushën e ungjillëzimit.
Arqipeshkvi i prezantoi Papës një bluzë dhe një etiketë duke treguar ashtu, në mënyrë konkrete dhe simbolike njëkohësisht, regjistrimin e tij për takimet mesdhetare “MED 24” në Tiranë. Në fund, ai i dërgoi bekimin e tij apostolik Arqidioqezës shqiptare.
- Deklarata e Trump për misionin e NATO-s në Afganistan, zyrtarja kanadeze përgënjeshtron fjalët e tij: Forcat evropiane nuk qëndruan jashtë vijave të frontit, ato… - 22/01/2026
- Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump mbërrin në Tiranë - 22/01/2026
- Presidenti serb Vuçiç: Bordi i Paqes e ka ndarë Evropën - 22/01/2026