Kupa e Botës 2026 po merr formë, teksa tashmë një numër i madh kombëtaresh kanë siguruar zyrtarisht pjesëmarrjen në turneun që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Këto tre vende janë gjithashtu organizatorët e edicionit historik me 48 skuadra. Nga Oqeania, pjesëmarrjen e ka siguruar Zelanda e Re.
Në Azi, biletën për “Botërorin 2026” e kanë siguruar Japonia, Irani, Uzbekistani, Jordania, Australia, Koreja e Jugut, Katari dhe Arabia Saudite. Në Amerikën e Jugut, tashmë janë kualifikuar Argjentina, Brazili, Ekuadori, Uruguai, Paraguai dhe Kolumbia.
Ndërsa Afrika do të përfaqësohet nga: Maroku, Tunizia, Egjipti, Algjeria, Gana, Kepi i Gjelbër, Afrika e Jugut, Bregu i Fildishtë dhe Senegali.
Nga Evropa, deri më tani është kualifikuar vetëm Anglia, ndërsa shumë skuadra të tjera janë ende në garë për vendet e mbetura që do të përcaktohen gjatë muajit nëntor.
Botërori 2026 do të jetë më i madhi në histori, me 48 ekipe pjesëmarrëse dhe do të zhvillohet në 16 qytete pritëse në të tre vendet organizatore.
- Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen - 21/10/2026
- “Pedagogët firmosin dhe ikin si skutha”/ Hervin Çuli: Intelektuali duhet të jetë kundër dhunës - 21/10/2026
- “Sistemi arsimor i kthyer në celula të partive”, Lami: Listat e pedagogëve? Mungojnë rektorët dhe dekanët… - 21/10/2026