10.5 C
Tirana
30 / 01 / 2026

Panariti takim me fermerët e Korçës/ Propozime dhe masa për të ndryshuar situatën në bujqësi dhe blegtori

Ish ministri i bujqësisë Edmond Panariti, sot anëtar i kryesisë të Partisë së Lirisë është ndalur në Korçë, ku ka zhvilluar një takim me fermerë të qarkut si dhe pegagogë të fakultetit të bujqësisë të universitetit “Fan Noli” të Korçës. Pas këtij takimi në një prononcim për mediat Panariti edhe njëherë tjetër është ndalur tek problemet e bujqësisë në juglindje të vendit përfshi këtu edhe mosshitjen e prodhimeve.

“Sot ishim në një takim shumë të rendësishëm të organizuar nga Instituti Republikan me fermerë. Kemi diskutuar për problemet e bujqësisë së fshatit, për krizën e madhe që ka përfshirë jo vetëm rajonin e Korçës. Ne u përqëndruam për problemet e bujqësisë në qarkun e Korçës për mungesën e fondeve, subvencioneve, për ngarkesën e lartë fiskale dhe penalizimin që u bëhet fermerëve për të tregëtuar, kriza e madhe e blegtorisë ku kemi një përgjysmim të numrit të krerëve dhe u diskutua për mënyrën si do kapërcehet dhe si do dilet nga ky ngërç.

Patëm një diskutim shumë dinamik, me shumë propozime që sigurisht do të zgjerohen edhe në të ardhmen duke përfshirë edhe profesorë dhe intelektualë nga Univerisiteti “Fan Noli” i cili ka një profil bujqësor dhe padyshim do të jetë sygjeruesi i hapave dhe i masave që duhet të merren për të  përmbysur këtë situatë dramatike në fermat tona blegtorale e bujqësore në tërësi në bujqësinë e qarkut të Korçës.

Jam optimist që edhe kandidatja e opozitës së bashkuar Ledina Aliolli, ka mbajtur shënimet përkatëse dhe sigurisht do të dalë me një ofertë konkrete për të kuptuar edhe një herë që Bashkia Korçë nuk ka vetëm qytetin e Korçës por mban përgjegjësi sigurisht edhe për ish komunat, fshatrat, për gjendjen e bujqësisë, për investimet pasi merr fonde, grande nga qeveria dhe nga të ardhurat të cilat duhet të shkojnë jo vetëm për Pedonalet, ndriçimin apo qytetin, por duhet të shkojnë padyshim edhe për zhvillimin e fshatit, zhvillimin e infrastrukturës, krijimin e pikave të grumbullimit dhe për riaktivizimin e prodhimit bujqësor.” ka thënë Panariti në këtë dalje për mediat.

Panariti ka shtuar më tej se do të ketë takime të tjera për të qënë pjesë e një programi konkret me propozime dhe masa për të ndryshuar situatën në bujqësi dhe blegtori në vendin tonë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x