12.5 C
Tirana
14 / 05 / 2026

Panairi ndërkombëtar i Frankfurtit në vitin e 75-të

Frankfurti gjatë pesë ditëve do të jetë epiqendra e botës së librit

“Fjalët bashkojnë botën” është mesazhi që përcjell panairi më i madh i librit në botë, i cili prezanton 7.500 ekspozues, 4.200 botues nga 95 shtete në një sipërfaqe prej 500.000m2. Ky panair mbetet hapësira më e madhe e takimit të shkrimtarëve, botuesve, miqve të librit dhe figurave të spikatura në fushën e letrave. 

Për herë të parë ky panair u hap në vitin 1949 si një mundësi për t’iu kthyer jetës kulturore pas Luftës së Dytë Botërore, ku pjesëmarrës ishin vetëm 205 botues gjermanë. 

Mijëra ekspozues që përfaqësojnë botime të ndryshme të librave, kompani multimediale dhe teknologjike mblidhen për të negociuar të drejtat e botimeve ndërkombëtare. Tri ditë janë të dedikuara për profesionistët e letrave dhe fundjava është e hapur edhe për lexuesit. 

Po kështu më shumë se 6.000 përfaqësues të mediave do ta ndjekin panairin gjatë këtyre ditëve.

I ftuar nderi në këtë panair është Sllovenia, e cila do të prezantojë letërsinë e saj.

Ndër temat më të rëndësishme në këtë panair do të jenë inteligjenca artificiale, ndryshimet klimaterike dhe lufta kundër populizmit e ekstremizmit.

Në këtë panair merr pjesë me një stendë të veçantë edhe Kosova e përfaqësuar nga Shoqata e Botuesve.

Këtë vit çmimin gjerman të librit e ka marrë shkrimtari austriak Tonio Schachinger, ndërsa çmimin e Paqes të shoqatës së botuesve gjermanë dhe librashitësve e ka marrë shkrimtari i njohur Salman Ruzhdie.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x