Kryeministri nacionalist në largim i Hungarisë, Viktor Orban, njoftoi se do të dorëzonte vendin e tij në Parlament pas humbjes shkatërruese të koalicionit të tij Fidesz-KDNP, pas 16 vitesh në pushtet.
Referuar mesazhit të Orban në rrjetet sociale, gazetari Szabolcs Panyi shprehet se “kryeministri në largim po planifikon një udhëtim më të gjatë në SHBA këtë verë, ku jetojnë tashmë krerët e perandorisë së biznesit të Orbán – vajza dhe dhëndri i tij, dhe ku ai mund të kërkojë strehim nga ndjekja penale”.
“Meqenëse vendi që fitova si kreu i fletëvotimit për platformën Fidesz-KDNP është në fakt një vend parlamentar për Fidesz, kam vendosur ta dorëzoj atë. Në këtë kohë, unë nuk kam nevojë për parlamentin, por për riorganizimin e kampit kombëtar,” tha Orban në një mesazh video të postuar në Facebook.
Humbja e tij u vulos më 12 prill, kur Peter Magyar fitoi zgjedhjet, duke i dhënë fund sundimit 16-vjeçar të Orbanit dhe duke shënuar një ndryshim të madh politik në Hungari.
- Polemikat për të kuqin e Balogun/ Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino flet për telefonatën me Trump! (Deklarata e plotë) - 06/07/2026
- “Infantino të largohet sot”, shpërthen revolta pas faljes së Balogun, UEFA sulmon FIFA-n - 06/07/2026
- Goditje për njeriun më të pasur të Francës, Arnault urdhërohet të paguajë miliona euro taksa - 06/07/2026