1.5 C
Tirana
03 / 12 / 2024

“Opozita ka mbetur në shekullin e kaluar”, Xhafaj: Qëndrimi i Ramës për “përgjegjësi individuale ndaj drejtësisë”, i duhuri

Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Antikorrupsionin Fatmir Xhafaj, u ndal te Reforma në Drejtësi, sipas së cilit qëndrimi i kryeministrit Edi Rama se “përgjegjësia është individuale” është e duhura. Në fjalën e tij në Kongres, Xhafaj nuk nguroi që të sillte në vëmendje edhe Sali Berishën dhe akuzat e këtij të fundit për drejtësinë. “Këta jemi ne, PS, që e duan Shqipërinë evropian, e duan Shqipërinë me punë dhe vepra.

“Ne do ta ndryshojmë dhe modernizojmë këtë vend, ku drejtësia është një korsi themelore dhe thelbësore.  E kemi ditur se kjo e jona është një betejë e vërtetë. Edhe goditjet e drejtësisë do të ishin të vërteta pa bërë skonto politike,  as për vetë ne, mbase mbi të  gjithë për vetë ne.

Një dekadë më pas të mos shkosh të dëshmosh kur të thërrasin është bërë thjesht e paimagjinueshme. Ky është vetëm një shembull për të kuptuar fuqinë që kemi ngritur me mundin.  Të gjithëve na takon që ta mbështesim këtë fuqi të ligjit. Qëndrimi i shpallur nga Rama për përgjegjësinë individuale ndaj drejtësisë është qëndrimi i duhur dhe iu përgjegjshëm. Duke e nisur nga vetja ndryshimin e zbatimit të kulturës të ligjit ne  garantojmë progresin që drejtësia duhet të bëjë pa u trazuar nga duart e politikës”, tha ndër të tjera Xhafaj.

Ai komentoi edhe situatën ku ndodhet sot opozita.

“Na vjen vërtet shumë keq që kanë mbetur po ata që ishin në shekullin e kaluar, por nuk them dot që më vjen keq, që po marrin po atë rezultat që do të marrin edhe vitin tjetër”, përfundoi Xhafaj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x