19.5 C
Tirana
08 / 09 / 2024

“Onkologjiku”, Koçiu: Ashpërsojmë masat disiplinore! Autonomia do të ndalojë klinikat private

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, po mbajnë një takim me mjekët e spitalit Onkologjik, pas skandalit të ditëve të fundit, ku u zbulua skema që disa mjekë përdornin për t’u marrë para pacientëve.

Ministrja bëri me dije se me fillimin e autonomisë spitalore, mjekët nuk do të lejohen të punojnë në klinika private, teksa tha se do të ashpërsohen edhe masat disiplinore.

“Sistemi ynë shëndetësor nuk është ai. Në spitapin onkologjik ka mjekë të përkushtuar dhe nuk e kmeritojnë njollën e zezë qëiI vunë kolegët e tyre të paskrupullt. Ne, stafi drejtues i QSUT duhet të marrim masa konkrete dhe të reagojmë menjeherë për të mos patur më hapësirë për prtakltika abuzuese. Gjatë këtyre ditëve kemi punuar për disa ndërhyrje në ligjin për urdhrin e mjekëve të Shqipërisë. Hapja apo puna në një klinikë private për mjekët e sektorit publik do të vazhdojë deri në momentin që do të bëhet autonomia spitalore. Mjekët që kanë hapur klinika private apo ata që duan ta bëjnë më tutje dueht të marrin një autorizim nga drejtuesi i spitalit dhe më pas nga ministria. Do të ndalohet që një mjekt të ndjekin të njëjtin pacient në klinikat private që kanë hapur.

Kjo është një praktikë e toleruar gjatë këtyre viteve dhe e zgjatur nga fakti se kjo shumicë qeverisëse vendosi të ndërmarrë hapin për autonominë spitalore. Kemi në Fier, Memorialin, spitalin e parë autonom, QSUT dhe 12 spitale të tjera do të marrin autonominë së shpejti.

Mjekët që kanë hapur dhe punojnë në klinika private nuk mund të mbajnë asnjë post drejtues në spitalet publike apo në Universitetin e Mjekësisë.

Masat disiplinore aktuale do të ashpërsohen. Dërgimi i pacientëve në klinika private do të dërnohet me gjobë për mjekun dhe klinikën”, tha Koçiu.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x