22.4 C
Tirana
16 / 10 / 2026

“O hale, vemje” / Ish zv.ministri i Ramës debat me fyerje të rënda me Taulant Ballën në Facebook

Një përplasje e ashpër me fyerje dhe etiketime të rënda ka shpërthyer në rrjetet sociale mes ish-zëvendësministrit të Arsimit, Oltion Rrumbullaku, dhe kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Debati ka nisur pas një komenti të Rrumbullakut në rrjetin social Facebook, ku i drejtohej Ballës me pyetjen: “Ku e keni praninë besnike, nesër se po interesohen nga gjimnazet?”

Lidhur me këtë ngacmim, Taulant Balla ka kthyer një përgjigje me ton fyes, duke u shprehur:

“Kemi bërë edhe ne gabime, se kishim një zëvendës ministër hale si puna jote.”

Kundërpërgjigja e ish-zëvendësministrit Rrumbullaku ka qenë mjaft e ashpër, duke përmendur kontributin e tij në debatet politike të vitit 2013 përballë Partisë Demokratike.

Në reagimin e tij, Oltion Rrumbullaku shkroi:

“O hale e qelbur. O vemje! Po kush ishte në debatet kryesore kundër PD-së në 2013? Nuk ishe ti, o vemje. Isha unë, Shkëlqim Cani, Arben Ahmetaj, Ilir Beqaj, Damian Gjiknuri. Ti nuk ekzistoje fare. Vemje.”

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x