Një nga prurjet e reja në PS, Ilva Gjuzi, që është zgjedhur së fundmi zv.kryetare e Asamblesë së PS-së, ironizoi drejtuesin politik të PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, teksa i tha këtij të fundit se ishte humbës në zgjedhje dhe se do e kishte mundur edhe ajo vetë.
Të ftuar në emisionin “Opinion”, dyshja debatuan mbi zgjedhjet e fundit lokale dhe mbi ato parlamentare të vitit 2025. Këlliçi iu përgjigj Gjuzit duke i thënë se kishte humbur përballë shtabit elektoral të kompanisë 5D, gjysm e të cilëve janë në burg e pjesa tjetër pritet të shkojnë.
Këlliçi: Që të pretendosh se PD-ja nuk votohet në këtë vend se nuk ka program…
Gjuzi: Ky nuk është pretendim, ky është fakt Belind.
Këlliçi: Përballë “të hënksha zemrën” këngës tallava të Edi Ramës, ne kishim programin më të detajuar..
Gjuzi: O Belind ti je i pari që ke humbur, nëse flasim midis meje dhe teje, ti ke humbur, ti vjen me beteja të humbura.
Këlliçi: Patjetër, kam humbur me shtabin elektoral të 5D që janë gjysma në burg dhe gjysma tjetër po shkojnë në burg, pa merak, këtu do jemi.
Gjuzi: Belind, jo Erion Veliaj por dhe unë po të isha përballë teje do të mundja.
Këlliçi: Patjetër, as diskutohet. Bravo.
Fevziu: Do e mundje Belindin?
Gjuzi: Patjetër!
- “Nuk na duhet më teatër”/ Kryeparlamentari iranian sulmon Trumpin: Kërcënimet dhe premtimet boshe janë strategji e dështuar - 06/08/2026
- Zyrtare/ Marrëveshje historike, Vinicius lidhet me Real Madridin për gjashtë sezone të tjera - 06/08/2026
- Ngërçi në formimin e institucioneve, SHBA thirrje liderëve politikë në Kosovë: Ka ardhur koha për progres dhe stabilitet - 06/08/2026