19.5 C
Tirana
16 / 09 / 2024

Numërohen votat në Himarë, Tavo dhe Gjikuria ndoqën procesin

Kandidatët për kryetar të Himarës, socialisti Vangjel Tavo dhe rivali opozitar Petro Gjikuria, iu bashkuan të hënën monitorimit nga afër të procesit që do shpallë fituesin mes tyre.

Grupet e numërimit e nisën vonë punën, pas mesnatës, për shkak të vonesave në mbërritjen e kutive nga qendrat e votimit, por edhe prej trajnimit paraprak për mbarëvajtjen e procesit.

Kutitë e para u hapën pas orës 00:35, më shumë se 5 orë e gjysmë pasi u mbyllën votimet.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve trajnoi anëtarët e grupeve të numërimit të angazhuar për zgjedhjet e pjesshme në Himarë.

8 grupet e trajnuara të numërimit u vendosën sipas radhës në 4 tavolina numërimi, për të administruar fletëvotimet nën kamerat monitoruese/regjistruese të instaluara posaçërisht.

Në këto zgjedhje, KQZ-ja aplikoi vetëm identifikimin elektronik të zgjedhësve në 36 qendrat e votimit.

QV-të u hapën në orën 07:00 pa problematika dhe procesi i votimit përfundoi i qetë deri në orën 19:00.

Zgjedhjet në Himarë erdhën pasi KQZ i hoqi mandatin Fredi Belerit.

Nga përllogaritjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se deri në orën 19:00 votuan 8.678 zgjedhës në 36 qendrat e votimit që ka Himara. Kjo shifër përkthehet në 37.61%, më e lartë sesa në zgjedhjet e 14 majit 2023, kur pjesëmarrja ishte 34.27% me 7.821 votues gjithsej.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x