Kreu i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu, i cili ka marrë 6 mandate u shpreh në Komisionin e Reformës Territoriale se burimet njerëzore nuk janë të mjaftueshme dhe shtoi se duhen rishikuar pagat e punonjësve në Bashki.
Ai nënvizoi se aktitektët apo inxhinerët refuzojnë që vijnë të fillojnë punë në bashki me 60 mijë lekë pagë.
“Të ardhurat nuk janë të fragmentizuara, por të përqëndruara. S’do paguhen rroga për shtatë financier, por për një. Në këto tetë vite kemi realizuar 198 projekte, 14 shkolla të rehabilituara, 172 km kanale në fushën e Maliqit të rehabilituara.
Duhet të ketë një transfertë të veçantë për investimin, sipas peshës dhe % që i takon çdo bashkie. Burimet njerëzore jo të mjaftueshme. Nëse kemi ne nevojë për inxhinier, arkitektë apo profesionistë të tjerë, mendoje po të ishte bashkia apo komuna më e vogël. Rroga për ta në shtet do ishte 50 mijë apo 60 mijë lekë të reja dhe nuk të vjen njëri në punë më këtë pagë arkitektë në bashki. Kjo duhet rishikuar”, tha Topçiu.
/JavaNews
- Ali Akbar, gazetashitësi pakistanez që u vlerësua nga Presidenti Macron me “Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës” - 31/01/2026
- “Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”, takimet e Sekretarit të Përgjithshëm të KiE me zyrtarët e lartë në Tiranë para se t’i shkruante Epsteinit - 31/01/2026
- “Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha i përgjigjet qytetarit për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Po flet për intelektualë apo pseudointelektualë - 31/01/2026