Në duam Republikën Srpska dhe nuk turpërohemi ta themi. Janë fjalët e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, një ditë pasi dënoi sulmin amerikan në Venezuelë si rënie të rëndit ndërkombëtar.
“Në përputhje me të gjitha marrëveshjet, përfshirë Marrëveshjen e Dejtonit, ne do ta ruajmë gjuhën tonë, shkrimin serb dhe të gjitha lidhjet e tjera”, tha Vuçiç gjatë inaugurimit të një spitali në Trebinje të Republikës Serbska ne Bosnje dhe Hercegovinë.
Vuçiç tha se një fushatë kundër Serbisë po zhvillohet jo vetëm në Prishtinë, por edhe Zagreb dhe Podgoricë.
“Unë nuk jam Slobodan Millosheviç. Nuk jam as budalla dhe as naiv t’ju besoj”, tha ai në lidhje me përpjekjet për ta rrëzuar nga pushteti.
Ai ngriti pyetjen se çfarë do të thoshin shumë njerëz nëse SHBA merrnin Groenlandën dhe çfarë do të ndodhte me Kosovën.
- “Një ballist që…”/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin - 27/07/2026
- “I papërshtatshëm për të drejtuar futbollin”/ Reagimi i Presidentit të FIFA-s pas Kupës së Botës të mbushur me hije dhe bileta 1 milion dollarë - 27/07/2026
- Mbi 600 ushtarë amerikanë të plagosur që nga fillimi i konfliktit me Iranin, Pentagoni bën bilancin, ulet numri i të vdekurve - 27/07/2026