Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar jo vetëm nder vizitën e Presidentit të Emirateve të Bashkuara në Shqipëri, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan, por një privilegj të posaçëm për të dhe qeverinë shqiptare.
Fjalën e tij, drejtuar Presidentit arab, e nisi duke cituar profetin Muhamed.
“Nuk i lejohet një myslimani të shmangë vëllanë e tij për më shumë se tre ditë. Ju erdhët si ai që përshëndeti i parë, si një anëtar i familjes që edhe pse larg, nuk i lë fijet e dashurisë të këputen. Në fillim dëgjuam për Emiratet e Bashkuara, pastaj mësuam për ta dhe mësuam t’i vlerësojmë. Ju më mësoni se vëllazëria e vërtetë jetohet, duke qëndruar sëbashku në të vërtetën, duke përqafuar urtësinë.”
Latest posts by Pena Albania (see all)