Pronari i një guroreje në Krujë është arrestuar nga policia për shkak se nuk dispononte dokumentacionin e nevojshëm për nxjerrjen dhe përpunimin e materialeve inerte dhe gurore.
Në pranga ka rënë 52 vjeçari Besnik Babasi, pronar i gurores në Krastë të Krujës ndërsa është shpallur në kërkim 55 vjeçari Ibrahim Lami, pronari i një tjetër guroreje në të njëjtën zonë të Krujës.
Në momentin e kontrollit Ibrahim Lami nuk ndodhej në ambientet e subjektit qëe administronte dhe për pasojë është shpallur në kërkim nga policia.
Ndaj dy pronarëve të guroreve rëndojnë akuzat e shkatërrimit të tokës dhe ndotjen e mjedisit.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026