Nga Edvin Kulluri
E majta amerikane e identiteteve racore dhe seksuale dhe pakicave të tjera deshtoi! E majta e propozimeve ekonomike në kufijtë e komunizmit kundër tregut të lirë dështoi! E majta e urrejtjes ndaj kundërshtarit dështoi! E majta e globalizmit dështoi! E majta që u largua nga e majta e shekullit të 20 të sindikatave, rishpërndarjes së të ardhurave dështoi! E majta ambientaliste në kufijtë e absurdit dështoi!
E majta amerikane dhe ajo europiane kanë nevojë për reformim! Këtë nuk e bëjnë dot ata që e cuan me kokëfortesi drejt dështimit! E majta është në krizë sepse është larguar nga njerëzit për shkak të ideologjizimit dhe dogmatizimit absurd! Politika nuk është projeksion idesh fikse që shkojnë forcerisht kundër traditës dhe zakoneve që janë krijuar natyrshëm në historinë e perëndimit! Këmbengulja në aventura të çon në dështim heret a vonë!
Përfundimisht njerëzit janë më të mencur se politikanët! Rezultati? Dje në SHBA një e majtë e shpërfytyruar humbi Presidencën, Dhomën e Ulët dhe Senatin! Një humbje e paprecedentë që erdhi prej këmbënguljes në marrëzi!
- “Shqipëria, me miq dhe familjen”, Grenell ndan foto nga pushimet në Vlorë - 06/08/2026
- Kurti kërkon konsensus për Presidentin, ftesë publike për Hamzën dhe Gjinin: Jam i interesuar për bisedime - 06/08/2026
- Ministrja Sala ndan videon: Arsi 10-vjeçar ia doli, historia e suksesit në Spitalin Onkologjik - 06/08/2026