Në një zhvillim të fundit që premtonte të ndryshojë peizazhin turistik të Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e fundit nga progresi i rrugës Shëngjin-Velipojë.
Ky korridor i ri është parashikuar të bëhet një nga destinacionet më tërheqëse në rajonin e Mesdheut.
Duke ndarë disa foto nga punimet që po kryhen për ndërtimin e kësaj rruge të re turistike, Shqipërisë i shtohet një tjetër aks panoramik mbresëlënës, duke siguruar një lidhje të re e të shpejtë mes dy plazheve të mëdha të Veriut.
“MIRËMËNGJES dhe me rrugën e re turistike Shëngjin-Velipojë, e cila i shton Shqipërisë një tjetër aks panoramik mbresëlënës, duke siguruar një lidhje të re e të shpejtë mes dy plazheve të mëdha të Veriut, ju uroj të diel të bukur” shkruan Rama.
Rruga Shëngjin-Velipojë, do të jetë së shpejti një nga rrugët turistike më spektakolare të Mesdheut falë peizazheve mahnitëse, një nga investimet kyç për çlirimin e mëtejshëm të potencialit fantastik të turizmit në veriun e vendit.
Pas kapërcimit të një fragmenti të vështirë gjeologjik”, puna po vijon pa u ndalur për ta bërë të kalueshme sa më shpejt që të jetë e mundur.
Strategjia e Turizmit 2030 e qeverisë shqiptare ka ndër të tjera në fokus ndërlidhjen më të shpejtë të qyteteve me zonat turistike nga veri në jug.
Ura e re mbi lumin Buna, autostrada Thumanë-Kashar pjesë e Korridorit Blu, Ura e madhe e Kukësit, tuneli i LLogorasë, rruga Elbasan-Qafë Thanë pjesë e Korridorit 8, Rruga e Arbrit, janë disa nga veprat e mëdha infrastrukturore në funksion të zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë së vendit.
- Negociatat e dështuara në Kosovë, zbulohen prapaskenat. LDK kërkon Presidentin për Vjosa Osmanin, Kurti i ofron vetëm ministri - 07/08/2026
- Dështojnë negociatat për presidentin, Kurti: Dallimi mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së është drastik - 07/08/2026
- I treti që nga viti 2010, Shqipëria do të marrë Eurobond 650 milionë euro në 2027 - 07/08/2026