Njera prej temave qe u diskutu aty, kishte te bente me fshatin Rrjoll, ku biznismeni Bashkim Ulaj, ne bashkepunim me nje ish zyrtar te hipotekave, ua ka rremby banoreve te fshatit rreth 150 hektare toke, edhe po don aty me e bo nje resort turistik.
Nga Berat Buzhala
Mbrame e shikova emisionin Opinion, ku nder te tjere ishte i ftuar edhe Agron Shehaj, kryetari i Partise Mundesia.
Njera prej temave qe u diskutu aty, kishte te bente me fshatin Rrjoll, ku biznismeni Bashkim Ulaj, ne bashkepunim me nje ish zyrtar te hipotekave, ua ka rremby banoreve te fshatit rreth 150 hektare toke, edhe po don aty me e bo nje resort turistik.
150 hektare toke ne Rrjoll kane vlere prej 100 deri ne 150 milion euro.
Agroni eshte politikani i vetem ne Shqiperi qe po e ka guximin me u marre me kete teme, jo sa per sy e faqe, por me e trajtu temen ne menyre meritore.
Qysh ndodhi qe gjithe ajo toke me kalu ne pronesi te nje tipi qe ka qene pergjegjes per i shtetit per Toka, kurse krejt rastesisht ai Tipi ato tokat ia ka shite njanit prej njerezve ma te pasun dhe ma te lidhun politikisht ne Shqiperi, Bashkim Ulajt?
Se kjo nuk eshte rastesi por eshte krim i paster e dine edhe peshqit e detit, por nuk jane te rralla rastet kur e gjithe shoqeri te len ne balte, e vendose me e mbylle jo njerin sy, por te dyte.
S’ka gje.
Ajo cka ka rendesi moralisht per mu eshte konsistenca politike e Agronit.
Agroni nuk eshte politikani i adhuruar nga elitat ne Shqiperi, te cilet sa here ngelin pa argumente i thone “edhe ti je i pasur”.
Agroni kurre nuk ka thene qe eshte krim me qene i pasur, Agroni thote qe nese je bere i pasur permes krimeve, atehere kjo eshte krim. Krim eshte edhe ajo cka ka ndodhe ne Rrjol.
Sido qe te jete, prej momentit kur Agroni i fitoi dy mandate ne zgjedhjet e fundit, tash ai eshte shnderruar ne personalitet te urryer dhe te bezdisshem prej krejt skenes politike, edhe prej atyre te Rames, edhe prej atyre te Berishes, e edhe prej atyre qe i financojne Rama e Berisha.
Nuk e njoh askend ne skenen politike shqiptare, ne Kosove dhe Shqiperi, qe eshte me i ndershem dhe me i guximshem.
Tash e kane kuptu te gjithe, e posacerisht ata te cilet nuk kane mundur as ta blejne as ta shesin.
Ata jane te bindur qe ky eshte momenti i fundit per me e ndale Agronin, sa nuk eshte bo shume i madh, kur nuk munden me e ndale mo.
Agroni ne zgjedhjet tjera i merr 12 mandate. Ma e veshtire ka qene me i marre dy mandate heren e fundit, se 12 ne zgjedhjet tjera.
Shqiperia evropiane ka nevoje per parti si Mundesia, e jo per riciklime qesharake.
Perndryshe te Agroni mundesh me i gjete edhe ma tutje disa vlera qe i kane pase shqiptaret njehere e nje kohe, e qe nuk i kane mo. Por ai nuk ka mbetur vec te ato vlera. Rritja dhe edukimi i tij ne Itali e ka plotesu karakterin e tij.
Agroni eshte prej te rralleve shqiptar evropian. Po mendoj, prej te rralleve qe jane ne politike.
*Titulli ynë, nxjerrë nga konteksti i shkrimit. Shkrimi marrë nga statusi në facebook i autorit