Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka përshëndetur PD e Degës Kukës e cila ka kërkuar që në zgjedhet që do mbahen në shtator të dilet me një kandidat.
Tabaku me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se të kërkosh që opozita të jetë e bashkuar nuk të bën as të shitur dhe as të blerë diku, thjesht tregon përgjegjshmëri politike përballë qytetarëve.
“Partia Demokratike Dega Kukes është treguar largëpamëse edhe përbashkuese duke kërkuar vetëm një kandidat të së djathtës në zgjedhjet e parakohshme për bashkinë Kukës!
Të kërkosh që opozita të jetë e bashkuar nuk të bën as të shitur dhe as të blerë diku, thjesht tregon përgjegjshmëri politike përballë qytetarëve. Për demokratët ajo do të thotë oferta më e mirë opozitare dhe jo një opozitë me copa!
Që në shtator 2022 kam kërkuar përgjegjshmëri dhe kam diskutuar mundësinë për të menduar për qytetarët dhe jo për ofiqarët. Kjo mund të arrijë vetëm duke qenë një alternativë!
Sot, këtë na e kërkojnë edhe njerëzit! Gabimet e së shkuarës duhet të na bëjnë të mësojmë! Degradimi i qeverisjes lokale sidomos asaj në Kukës është një mundësi reale për një kandidat që përfaqëson më së miri vlerat e së djathtës”, shkruan Tabaku në postimin e saj.
- “Topi është në fushën e SHBA-së”/ Irani mesazh të qartë palës amerikane: Negociata ose luftë, jemi të gatshëm për të dyja opsionet - 03/05/2026
- Shakira mbledh 2 milionë brazilianë në një koncert falas në plazhin e Copacabana - 03/05/2026
- OPEC+ mblidhet për herë të parë pas largimit të Emirateve të Bashkuara, bie dakord për rritjen e prodhimit të naftës - 03/05/2026