Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim pune me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi këtë të premte.
Gazetari Muhamed Veliu, raporton për Top Channel se takimi është mbajtur në orën 09:00.
Burime nga grupi PS i thanë gazetarit Veliu se “Sipas traditës shumëvjeçare patëm një diskutim mbi koordinimin e punës mes Grupit Parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë dhe Qeverisë #Shqipëria2030. Do të jetë një takim periodik”
Mësohet se në fokus të takimit do të jetë nisja e punës së komisioneve javën e ardhshme.
Kuvendi miratoi dy ditë më parë projektvendimin “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Pleqëria, stina e artë e lirisë, Oriana Fallaci dhe guximi për të mos iu fshehur moshës - 29/10/2026
- Tubimi i Trump në Ohajo ndërpritet nga protestuesit për çështjen “Epstein” - 29/10/2026
- Pak para Kuvendit, kryeministri Rama përsërit thirrjen për dialog ndaj protestuesve, ua lë ftesat mbi sofrën e mermertë! (VIDEO) - 29/10/2026