22.5 C
Tirana
13 / 06 / 2026

Nis festa e 35-vjetorit të Partisë Socialiste në Tiranë, Klosi: Lidershipi i Ramës do e fusë vendin në BE

Ka nisur në Tiranë festa e 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ku socialistët janë mbledhur në aktivitetin qendror në Sheshin “Italia”.

Aktiviteti po zhvillohet me pjesëmarrje të gjerë të drejtuesve dhe mbështetësve të partisë. Festimet shënojnë 35 vite nga themelimi i forcës politike.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, është shprehur nga festa se forca politike që ai bën pjesë, i ka shërbyer gjithmonë Shqipërisë.

“Urojmë që ky 35 vjetor të jetë 35-vjetori i integrimit. I jemi përulur të gjithë themeluesve, për punën e tyre. Ne kemi dhënë mbështetjen e pakursyeshme për lidershipin e PS dhe Edi Ramën, që po e çojnë Shqipërinë drejt BE. Të gjithë ne jemi krenar që këto 35 vite PS i ka shërbyer vetëm Shqipërisë. Prandaj jemi të gjithë këtu sot, kaq shumë, që përvjetorët e tjerë të jenë përvjetorët europianë të PS”, tha mes të tjerash Klosi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x