17.5 C
Tirana
19 / 03 / 2026

Nikos Dendias krahason Greqinë me Ukrainën: Turqia po përdor metodat e Rusisë duke kërcënuar Athinën!

Pas vizitës në Kiev, ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias u shpreh se veprimet e Turqisë janë të ngjashme me ato të Rusisë ndaj Ukrainës. Lajmi u bë i ditur nga gazeta greka “Ekathimerini”, duke cituar editorialian e Dendias. Ministri i jashtëm grek u shpreh se Turqia ka adoptuar plotësisht metodat e Rusisë, duke kërcënuar Athinën.

“Kini kujdes, nëse nuk doni të bëheni një Ukrainë tjetër”. Këtij provokimi të paprecedentë me të cilin përballemi ne i përgjigjemi: duke theksuar agresionin turk ndaj aleatëve dhe partnerëve; duke ndërtuar dhe përmirësuar aleancat tona me partnerët tanë evropianë, Shtetet e Bashkuara, vendet në fqinjësinë tonë të afërt si dhe me fuqitë në zhvillim”, tha Dendias.

Dendias vëren se kërcënimet e pushtimit, që në rastin e Ukrainës nuk kanë mbetur thjesht kërcënime, kombinohen me një luftë hibride duke përdorur të gjitha mjetet, si përdorimi i emigracionit armëve dhe bllokimi i flukseve të energjisë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x