14.5 C
Tirana
03 / 11 / 2025

Nik Gjaloshaj fitoi mandatin në Malit të Zi, Mark Gjonaj: Tuzi është për shqiptarët si Tirana, Prishtina, Shkupi e Presheva. Do i mbrojmë si të shenjta

Mark Gjonaj, ish-anëtar i këshillit në qytetin e New York distrikti 13, ka reaguar nëpërmjet një statusi në “Facebook” për fitoren e Nik Gjaloshjat në zgjedhjet e zhvilluara në Tuz të Malit të Zi.

Ndërsa shpreh urimin për fitoren e plotë të koalicionit “Forumi Shqiptar” të udhëhequr nga Alternativa Shqiptare e kryetarit aktual të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ai thekson se me këtë fitore shqiptarët do të jenë zot shtëpie.

STATUSI:

“Të dashur Malësore, u ktheva në New York me zemrën e mbushur plot. Komuna e Tuzit për shqiptarët është si Tirana, Prishtina, Shkupi e Presheva dhe do ti mbrojmë si të shenjta sikur kisha e xhami. Me këtë fitore shqiptarët do të jenë zot shtëpie gjeneratë pas gjenerate që Malësinë ta mbrojmë të jetë gjithmonë shqiptare. Ju jeni krenaria e kombit tonë dhe shembull për trojet shqiptare!

Urime Malësorë!

Urime Diasporë!

Urime Nik Gjeloshaj me bashkëpuntorë!”

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x