36.4 C
Tirana
30 / 07 / 2026

Ngjarja në TCH, Çuçi: Policia e Shtetit maksimalisht e përkushtuar për të vënë para drejtësisë autorët

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me sulmin me armë zjarri që ndodhi ndaj godinës së Top Channel, ku për pasojë humbi jetën roja i objektit.

Ministri Çuçi ka dënuar sulmin kriminal ndaj TCH dhe ka deklaruar se Policia e Shtetit është maksimalisht e përkushtuar për ta zbardhur këtë ngjarje dhe për të vënë para drejtësisë autorët. Ministri Çuçi ka shprehur ngushëllimet për familjen e rojes së ndjerë dhe solidaritet me TCH.

Ministri i Brendshëm, Bledi ÇuçiDënoj sulmin kriminal ndaj godinës së televizionit kombëtar Top Channel. Policia e Shtetit bashkë është maksimalisht e përkushtuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe për të vënë para drejtësisë autorët. Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe solidaritet me #TCH.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x