Partia Demokratike ka caktuar katër kryetarët e komisioneve parlamentare gjatë mbledhjes së sotme të grupit, 16 shtator.
Ina Zhupa do të drejtojë Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
Jorida Tabaku do të drejtojë Komisionin për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Bardh Spahia do të drejtojë Komisionin për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
Luçiano Boçi do të drejtojë Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet
Kryedemokrati Sali Berisha foli gjatë kësaj mbledhjes në selinë blu, për miratimin nga ana e socialistëve të strukturës së re të Kuvendit.
Pavarësisht se procesi i votimit u bojkotua nga opozita, ndryshimet u miratuan me 79 vota pro, akt që për Berishën përbën shkelje të parimeve themelore të Kushtetutës.
- Alarm për një valë të re të nxehti në Evropë/ Rriten mundësitë për zjarre dhe mungesë uji, ja vendet më të rrezikuara - 31/07/2026
- Lirimi nga burgu i Beqajt dhe largimi nga PD i Jola Hysajt, Berisha: Dëshmi se sistemin e drejtësisë e kontrollon Rama, disa persona shiten dhe blihen nga… - 31/07/2026
- “Në Aruba nuk ka pasur politikanë”, avokati i Artur Shehut, Kujtim Cakrani: Zvërneci është tokë e trashëguar, pronari ja shet kujtdo - 31/07/2026