Këngëtari shqiptar, Ermal Meta ka zgjedhur që t’i japë lamtumirën e fundit Toto Cotugno-s, në një mënyrë të veçantë. Ai është me pushime në Shqipëri dhe në një prej lokaleve në vend, nën shoqërinë e një bande ka zgjedhur që të këndojë këngën hit të Toto Cotugno-s, “L’italiano” (l asciatemi cantare)
“Mbrëmë në darkë me familjen dhe disa miq të mi ishim në një restorant tipik shqiptar në Tiranë. Ishte aty një bandë e vogël muzikore që luante. Më kërkuan që të këndoja dhe të gjithë bashkë i bëmë homazh një prej muzikantëve më të mëdhenj italianë që u nda nga jeta dje. Pushofsh në paqe Toto, të kemi dashur të gjithë shumë, në të dy anët e Adriatikut”, shkruan ai në video.
Cutugno ndërroi jetë një ditë më pas një beteje me sëmundjen e rëndë. Ai u bë i famshëm në vitin 1983, kur në festivalin e Sanremos këndoi këngën “L’italiano”. Edhe pse kënga e tij doli vetëm në vend të pestë, ajo u bë e njohur në të gjithë botën falë turneve që zhvilloi nëpër botë.
Ieri sera, con la mia famiglia e degli amici, siamo andati a mangiare in questo tipico ristorante albanese a Tirana. C’era una piccola banda della città che suonava. Mi hanno chiesto di cantare qualcosa e tutti insieme abbiamo reso omaggio ad uno dei più grandi musicisti italiani… pic.twitter.com/4DD8aNg341
— Ermal Meta (@MetaErmal) August 23, 2023
- Salianji i përgjigjet Nokës: Mul Çupëlina, unë nuk ha jashtëqitjet e shefit siç bën ti! Kone që mendon se je bulldog i Sali kolltukut - 06/05/2026
- Propozimi i SHBA-së për paqen, reagon zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit: Nuk ka negociata me shantazhe dhe presione - 06/05/2026
- Përplasje e fortë në PD, Alesia Balliu shpërthen ndaj Flamur Nokës: Je llumi i partisë, do të të zhburrëroj në mes të Tiranës! - 06/05/2026