Shqipëria synon të sigurojë financim nga Bashkimi Evropian për disa projekte strategjike në sektorin e energjisë, duke përfshirë zhvillimin e hidrocentralit të Moglicës dhe forcimin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën.
Këto iniciativa janë përfshirë në listën e projekteve që Komuniteti i Energjisë ka nxjerrë në konsultim publik për Projektet me Interes të Komunitetit të Energjisë për vitin 2026.
Projekti me i madh eshte ai i Moglicës i cili synon krijimin e një “baterie” gjigante energjetike.
Me rëndësi edhe gjithashtu edhe rikonfigurimi i rrjetit 400 kV dhe ndërtimi i një interkoneksioni të ri me Kosovën.
Projektet e paraqitura par Komuniteti i Energjisë financohen nga burime të ndryshme, përfshirë BE-në, institucionet financiare dhe sektorin privat.
Nga këto para përfitojnë disa shtete njëkohësisht duke synuar rritjen e bashkëpunimit rajonal. Për Shqipërinë, ato përfaqësojnë një hap drejt modernizimit të sektorit energjetik.
- “O hale, vemje” / Ish zv.ministri i Ramës debat me fyerje të rënda me Taulant Ballën në Facebook - 16/10/2026
- Protestat në kryeqytet, Ambasada e Izraelit në Tiranë: Prej sot do të jemi të mbyllur, hapja do të varet nga zhvillimi i situatës - 16/10/2026
- Mother Jones për vizitën e Berishës në SHBA: Departamenti i Shtetit e quajti “të korruptuar”, zyrtarët e Trump e pritën në Dallas - 16/10/2026