Trashëgimia e Giorgio Armani-t, e cila përfshin të gjitha markat e tij të modës, restorantet dhe asetet e tjera të kompanisë, tani do të administrohet nga Fondacioni i stilistit.
Ky plan për menaxhimin e pasurisë dhe trashëgimisë ishte parashikuar që nga viti 2016 dhe është udhëhequr nga Pantaleo Dell’Orco, krahu i djathtë i Armani-t, dhe Irving Bellotti, CEO i Rothschild Italy.
Sipas planeve të Fondacionit, nipi i stilistit, Luca Camerana, pritet të zëvendësojë ish-themeluesin dhe të vazhdojë vizionin e tij në drejtimin e markës dhe projekteve të ndryshme.
Ky hap siguron që perandoria e Armani-t të mbetet e përqendruar tek vlerat dhe stili i themeluesit, duke garantuar vazhdimësinë e trashëgimisë së tij në modë, dizajn dhe kulturë.
Fondacioni do të vazhdojë të mbikëqyrë të gjitha aktivitetet e markës, duke përfshirë koleksionet e modës, parfumet, aksesorët, restorantet dhe projektet e tjera të stilistit, duke e ruajtur pasurinë dhe ndikimin global të Armani-t për brezat e ardhshëm.
- Video/ Gola të anuluar dhe polemika për penallti, “El Clasico” i parë i sezonit i shkon Realit. Mbappe e Bellingham ‘gjunjëzojnë’ Barçën - 26/10/2025
- Nuk ka qeveri “Kurti 3”, Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme, ja si u ndanë votat në Kuvend - 26/10/2025
- Video/ Gol dhe festë si Ronaldo, Jasir Asani vijon me superformën e tij në Iran - 26/10/2025