Kur macja e zezë “të pret” rrugën
Nëse duke e kaluar rrugën, qoftë në këmbë apo me veturë, një mace e zezë ua ‘pret’ rrugën, atëherë ju duhet ta ndryshoni drejtimin apo të ktheheni, pasi kjo është një shenjë e fatkeqësisë. Në mesjetë, macet konsideroheshin kafshë të shtrigave, kështu për të mos pësuar ndonjë fatkeqësi, ato edhe vriteshin.
E marta “e zezë”
Mendohet se e marta është dita kur Zoti krijoi të ligën, kështu, sipas më të vjetërve, nuk është mirë që të pastroheni natën e martë, të punoni punë dore apo punë të tjera.
Prerja e thonjve natën
Besëtytnia ndoshta më e çuditshme që ende besohet është për prerjen e thonjve të dorës dhe të këmbës natën ose përnjëherë. Sipas këtij besimi, nëse ju i prisni thonjtë e këmbës dhe të dorës përnjëherë, dikush do të vdesë në ditën tuaj të dasmës – apo do të ketë edhe dasmë edhe vdekje për një ditë.
Flutura në shtëpi
Çfarë do të thotë kur të hyn një flutur në shtëpi? Të gjithëve u ka ndodhur të jenë magjepsur duke parë fluturat dhe ngjyrat e tyre madhështore. Ato janë insekte me një kuptim thellësisht shpirtëror.
Në kulturën kineze, fluturat, pavarësisht nga ngjyra e tyre, janë një simbol i pavdekësisë së shpirtit. Në fakt, thuhet se shpirtrat e njerëzve që kemi dashur dhe që fatkeqësisht nuk jetojnë më, përdorin këto insekte të mrekullueshme për të vizituar të dashurit e tyre.
Paratë
Besohet se nëse të kruhet dora e djathtë do të japësh para, por nëse të kruhet e majta, do të marrësh para.
Gëzimi
Thuhet se kur dy persona flasin përnjëherë fjalën e njëjtë rastësisht, do të gëzohen në një të ardhme të afërt ose dikush i shan.
Lemza
Ndoshta ende e dëgjoni thënien “po të përmend dikush” kur keni lemzë, por kjo nuk është asgjë më shumë se një reagim i pavullnetshëm i muskulit të diafragmës që sjellë daljen e një sasie ajri dhe në të njëjtën kohë mbylljen e epiglotës (hapësirës së laringut).
Syri i keq
Është e pashmangshme që të ketë familje shqiptare ku nuk besohet se të kap syri i keq, madje edhe nga vetë të afërmit për fëmijët apo sidomos nga njerëz që i kanë sytë me ngjyrë
Akrepat e orës
A thua me të vërtetë mendon dikush për ju nëse kur shikoni orën akrepat e saj janë një mbi një? Por, tani në kohën e celularëve të mençur, disa besojnë në fatin e numrave të orës në celular, p.sh kur ora është 11:11, 15:15 etj.
Mos e trego shtatzëninë deri në muajin e 3-të
Zakonisht gratë shtatzënë pas këtij muaji priren që ta përhapin lajmin e shtatzënisë, madje edhe tek të afërmit e tyre sepse besohet por edhe këshillohet nga mjekët në mënyrë që edhe fëmija të jetë më i formuar dhe të mos rrezikojë ndonjë dështim.
Patkoi i kalit
Besohet se patkoi i kalit i vendosur në derën e hyrjes në shtëpi e mbron shtëpinë nga krijesat e liga dhe sjellë fat e pasuri. Por, sigurohuni që patkoi të jetë i vendosur në këtë mënyrë, pasi në anën tjetër pasuria do të ju ‘derdhet’ e tëra.
Lulja e tërfilit
Tërfili konsiderohet si gjetje e rrallë dhe shumë fatsjellëse, por pse? Sipas legjendave, kjo gjethe është këputur nga Eva, gruaja e dërguar nga parajsa. Ajo zgjodhi këtë, për të mos harruar kurrë kopshtin e Edenit. Prandaj lulja e tërfilit përfaqëson fat të mirë dhe prosperitet.
Pasqyra e thyer
Thuhet se pasqyra e thyer ka fuqi që të sjellë gjëra të këqija në jetë, që nëse shikoheni në të, fati u “shtyhet” për shtatë vite
Mos hidhni plehra
Sa e sa herë e kemi dëgjuar që natën nuk hidhen plehrat? Dhe kur pyesje të shtëpisë përse, gjithçka merrje si përgjigje ishte “është keq” apo “ikën bereqeti i shtëpisë”.
- Skandal në Bukuresht/ Pas koreve anti-shqiptare, pezullohet ndeshja Rumani-Kosovë (VIDEO) - 16/11/2024
- Petimezas i shtypte librat me nga 5 a 7 kopje - 15/11/2024
- Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim - 14/11/2024